E marta poetike me poeten;Bahrie ÇUPI
KU GJENDET NJERIU ?!!
——————————————–
Ku gjendemi gatuar?
erë toke,hije peme,sypishe,rrēke,
herë ftohtë,herë përvëluar,
shkretëtirave të mendjes,u pështollëm nën re.
Fryrë truri si qielli para shkrepëtimës,
pse klithkemi më kot e din Perëndia,
ku ishim,ku jemi,ku do i shtrydhemi rrymës,
kur udha ka driza,na griset bukuria.
Me të ditur shkëndijat,ku prehen pushuar,
një britmë prej shpirti,zbërthen të gjithë̈ lotët,
ku pluhur,ku llom,fjala rrinë sunduar,
sa buzëqeshje nënqeshur,i mbytët e s’u ngopët.
Ku shtrihemi çliruar?
greminë ,a qiell,a rrugë,a gjumë̈,
ferri e parajsa ,një copë toke caktuar,
e ngrirë ,a e derdhur ,bota si mbi shkumë.
Ja pra ku gjendet ndër shekuj njeriu,
ndërmjetës i përkohshëm është në univers,
të harrojë pakëz egon,Dashuria i mbiu ,
si Shenjt urate,për të dhënë progres.
/qendrapress.com/