E marta poetike me poeten:Brixhilda DEDE

MËMËDHEU

Shqipëri e shqiptarë!

Mëmëdhe i të parëve tanë.

Farë e fis lerë aty,..

Dheun tem’ s’ ma mohon njeri.

Krijuat shtete plot,

Shtet për vete s’ bëtë dot.

Me gjak shkruar historia.

Kosovë, s’ të përkuli Serbia.

Ti nënshtrohemi Serbisë,

Plotësuar ëndrrën Rusisë.

Të kontrollojë Ballkan,

Nënë kthetra të na mbajnë.

Shqiptarë, mërgimtarë,

Kthehuni në vatan.

Nëna vdesin, të afërm qajnë,

Fëmijë lindur, në asnjë anë.

Shqiptarë, mërgimtarë,

Kthehuni n’ë vatan.

Bashkuar Skënderbeu tha,

Nuk kemi me u thye e përça.

Duani vëllai= vëllanë,

Si bijë Kosovën mbani pranë.

Të mësojë bota mbarë,

Shqipja është zog i rrallë.

Hapësirash fluturon mbi maja,

Humnerash, s’ është vendi i saja.

Dykrenare flamurit qëndruar.

Bëheni, si Zoti e ka krijuar.

Masakruar, përdhunuar,

Si zhgabonjë rezistuar,

Luftuar për të drejtën tuaj.

Zgjidhje s’ është dheu i huaj.

Si foshnja njerkat ndëruar,

nënën patët harruar.

Ajo është dielli e hëna, ujë e toka.

Mëmëdhe ku do më shtrihet koka.

Mëmëdheu i të parëve tanë,

Pëllëmbë e tokë me gjak lanë.

Atë e fis lënë aty,

Dheun tem, s’ më mohon njeri.

Mos të leni me u shkri,

Vlerë ka ç’ do pëllëmbë gji.

Kudo të shkoni mërguar,

S’do tu ngrohë dheu i huaj.

/www.qendrapress.com/