E marta poetike me poeten;Lavdije Karrametaj ZALLI 

NATA HESHT

————————————

Flas me natën.

Nuk m’del nji javë,

Nji muaj, nji vit,

Nuk m”del as nji jetë,

Deri sa t’më mbyllen këta sy,

Me u çmall me ty.

Nata hesht,

Heshtin muret,

Kto rrugica t’vjetra,

Heshtje ngado ku shkoj,

Drini, mali, deti, toka e qielli heshtin,

Vetëm shpirti im rënkon!

&  &  &

MES ËNDRRASH

Jetojmë mes shumë ëndrrash,

Por kemi shumë pak kohë për t’i realizuar,

Në kërkim të realizimit të tyre harrojmë,

Harrojmë të kujdesemi për shëndetin tonë.

Koha kalon duke punuar për të jetuar,

Duke u kujdesur për gjithçka, vetëm për vete jo,

Duke mos e kuptuar që shëndeti, lumturia,

Po vdesin bashkë me ëndrrat dhe shpresat.

Në qoftë se duam të jetojmë gjatë,

Të jetojmë të lumtur, të realizojmë ëndrrat,

Duhet të kujdesemi edhe për vete,

Të kujdesemi për shëndetin tonë,

Sa nuk është tepër vonë.

/qendrapres.com/

———————————————-