E marta poetike me poeten;Mimoza Elona OSMANI
Nga vet njeriu ..
————————————
Ç’padrejtësi kjo jetë!
Për ca, syprinë liqeni,
për ca ,terr i vërtetë,
ehh, mjaltë për ca bisht qeni…
E pa mëshirshme jetë!
Ndër “dallgë” veç fukaraja,
kohë , si shushunja vet,
se thjesht , s’bëhet paraja…
Të “dobëtit djeg “rrufeja”,
që nuk iu ndahet “shiu” …
si veladoni , reja,
me frikë , nga vetë njeriu …
Moza /www.qendrapress.com