E marta poetike me poeten:Teuta Beqari OSMANI
·
Sytë e mi
——————————–
Sytë e mi, parashikimi i motit
Ku sheh gjithësinë thellë ndër vete,
E ndër vete merr kohën e ndjeshme
Dhe vepron njësoj si të loz me jetën!
Sytë e mi, piktura e qenies
Kur sheh ekzistencën me veten,
E me vete merr peizazhet e vërteta
E ëndërron si të jetë ndër vjetët!
Sytë e mi, një pasqyrë reale
Kur ndrin ditët radhë e netët,
E ndërmjet tyre merr e ëndrrat
Tej qenies së ngjalljes e vdekjes!
Sytë e mi, një dritë e pakufizuar
Kur zbardh errësirën e pakuptueshme,
E në Diell nis rrugët shtruar
E netëve me Hënë kërkon gjurmët!
Sytë e mi, ah sytë e mi!
Ku shprehin gjithçka ndjehem,
Si një vakt që ngrys e gdhin
Shpresën, si një shpërblim për vete!
Sytë e mi, si shpirti im
Ku rreh rrufeja, tufani e erërat,
Ku ndjen shirerat , të ftohtë e ngricë
Për kohërat më diell e të bukura!
Sytë e mi, një botë e imja
Ku jeton mbi veten vetja,
Pa kurrsesi, nuk do isha unë
Si pa sy dhe e verbër!
/qendrapress.com/