E marta poetike me poeten:Valbona PASHA
Vetmia
————————
Herë në orët e vona më kap një frikë,
si ajo ëndrra që shohim , kur kafshon një qen.
Dhe nata sa vjen më shton errësirë,
Tej sfondit të errët hëna hedh skelet..
Kërkoj të vras frikën , vetëm kaq dua.
Edhe ca zhurma të lehta i dua le të jenë
Në muret e zbrazur sikur ngjallen hiena,
Më shfaqen si re të errëta ,nga makthi që vret.
/V.Pasha/
& & &
Të ndjej
________________________
Nëse vonohesh në pak orë
A ndoshta ikën dhe me ditë.
Unë jam një mall që rri përgjoj
Diku i fshehur në një prit.
Si hënë e ndritur vjen tek unë,
Imazhin zbret e flas ngadalë.
Si valë më luan përmbi muzë,
Aromën lë si jargavan.
V.P
/www.qendrapress.com/