E marta poetike me poetin:Refki RESHITAJ:
KUKËSI
———————————-
Kukësi i këngëve të mira
Kukësi i ditëve të vështira,
Gjithë jetën për të mirë e mbaja mend
Dhe vërtetë më doli më i miri vend !
Mbaj mend kur isha fëmijë,
Një radio kishim n’shtëpi.
Gjithë lagja atë e dëgjonim,
Rapsodët kukësjanë kur ia thonin.
Këndonin aq bukur Dida, Qela,Kovaçi,
Dhe Bac Dervish Shaqa, që zemrat na i kënaqi.
Atë këngë që shumë shpejt e mësova,
“O moj Shipni mos thuj marova.“
Dhe një kanarinë shumë e zonja,
Fatime Sokoli nga Tropoja.
Një zë aq i ëmbël, si askush.
Bilbili shkodran – Shyqeri Alushi.
Nga Shkodra dëgjonim këngëtarë goxha,
Bik Ndoja e Naile Hoxha.
Dhe nga Tirana këngëtarë shumë,
Shqipëria e mesme një det pa fund.
Të gjitha këto këngë aq shumë i dëgjonim,
Nga Radio Kukësi sa shpejtë i mësonim.
Ndonëse t’i dëgjonim e kishim të vështirë,
Ishim në robëri, e s’ishim të lirë.
Kukësi bëri emër dhe n’historinë më të re,
Kur mijëra kosovarëve iu bëri strehë.
lu hapen portat dhe zemrat plotë,
Kjo ndihmë dhe mikpritje nuk harrohet dot !
Kukësi u bë stacion i parë
Pēr qindra mijëra vëllezër kosovarë.
Ishin vētetë ditë shumë të vështira,
Me vēllezërit kuksiane, u takofshim veç për të mira !
/www.qendrapress.com/