E marta poetike nga poetja ;-Donika Meta GJURA

SHKRONJAT TONA JANË TË ARTA

—————————

Porsi zani i bylbylit,

Kur këndon n’degë të thanës,

Sikur lulja e parë e prillit,

Njashtu e amël gjuha e nanës.

Sikur bleta pickon nektar,

Mëngjesi bukur kur agonë,

Kur lëshon dielli rrezet ar,

Aq e amël asht gjuha jonë.

Porsi flladi i pranverës,

Që gjëzdis në fushë e n’mal,

Sikur mjalti në hoje t’bletës,

Sa e amël për çdo shqiptar.

Trashëgim na’e lanë të parët,

36 — të shkronjat “alfabet,”

Ta gëzojmë n’breza shqiptarët

Ta ruajmë e kemi identitet..

/www.qendrapress.com/