E mërkura poetike me poeten;- Aferdita SATKA

Qytet me një mbi një dritare

—————————————
Ku, asnjëra, tjetrën, s’e pengon
Vendosur bukur, në një shpat mali
Nen këmbë të tij , një lum kalon.

Prej shekujsh , është, i ndërtuar.
Druri, tavanet zbukuron.

Rrugicat, me kalldrëm shtruar
Shtëpitë te gdhendura ne
gur
Ende, stoik , ai qëndron.

Përballë dritareve, menduar, rri
Kortinka, hijshëm, veshur mbajnë,
Pas tyre, vajza lozonjare
Te dashurit e zemrës, ruajnë

Ashtu, mbas perdes, fshehur rrinë
Ne pritje t’gjata,qe s’mbarojnë
T’kaloj djali, zemerrrembyer
Me levizje perdesh, sinjal i çojnë.

Ketë mesazh, me japin mua
Ato shtëpi , me këto dritare

Mendueshëm rri , e flas me vete
Se veç një zemër , e dashuruar
Këtë qytet e ka ndërtuar.

Prandaj e dua kte qytet
Me plot magji e hijeshi
Sa here, qe vij e vizitoj
Me grish te kthehem, përsëri.
/www.qendrapress.com/