E mërkura poetike me poeten: Alma Gjelaj SHKOZA
Buzëqesh …
———————-
Jeta tregohet tinëzare
Me mua e pa mëshirshme
Me një dhimbje ne kraharor
Dhe nga sytë s’dua te derdh lot
Prandaj unë e sfidoj
me një buzëqeshje…
kur je e re nuk e kupton
se e ardhmja është e jotja
Moj rinia e jetës sime
nuk e di se si me shkoj…
Veç me shkoj si nje fllad pranvere
kur stinët ndërrohen nder vite
Udhës jetës pa kthim…
Vitet ikin pa na pyetur
As një here nuk e kuptojmë
Dhe pse çdo gjë le gjurmë ne jetën ton
dhembjen si shumë e duroj
Kur plaga me behet gangrenë
e shpirti vjen e me rënkon
a ke vesh a e dëgjon…
Një dite cdo kush ka me ik
Si i pasur apo i varfër ne jete
një dore dhe,mbi arkivol do me hedhin
për te dhëne lamtumiren e fundit…
Trupi do te tretet ,
por emri veprat do te kujtohen
kur kalen vlera për te tjete…
kështu vjen dhe shkon kjo jete
Zhurmë e momente le pas
Siç fryn një ere ne bregdet…
Ah moj mike e dashur
sa larg mbete shpirtit tim
nuk mu qase as një here
nder mendje me sjell
dhimbjen apo dëshpërimin
te lutem zemra po më dhemb ?
mos me lëndo mos me tradhto
Por jo me kot aj ste kupton
dhe pse me te ti bisedon
te shihesh ne sy te heshtur pa fjalë…
Kemi ende nevoje për njerëz te mirë
takuar udhës jetës,si një rastësi
Ku vet ty te fal respekt dhe dashuri..
Nuk varfërohesh ne shpirt
përkundrazi ndjen krenari
A ka gjë me te bukur o njeri
Ti falës asaj qe donë ti veç dashuri
beje te lumtur por jo me tradhti..?
Buzëqeshi jetës me e bukura rini…
Alma Nikoll Gjelaj Shkoza
/www.QendraPress.com/