E mërkura poetike me poeten- Alma PAPAMIHALI
Ah Baba, lum kush të ka
———————————————–
Ah Baba, lum kush të ka,
Më mjafton syt‘ të t‘i shoh,
Se prej tyre merren krahë,
Zemra, sa vetë dielli ngroh.
Ti dyshon në tënden fjalë?!
Apo s‘mundesh (pa më thuaj)
Ah baba, të kam të rrallë,
Pafund vargje do të shkruaj.
Ah baba, lum kush të ka,
Të më rrosh sa të jetë jeta,
S’je veç emër, ti je gjak
Në damar, rrjedh e vërteta.
/www.qendrapress.com/