E mërkura poetike me poeten;-Barie ÇUPI
… …dritëhijet
————————-
…drit’hijet janë kapilarë të heshtur rrezesh,
pikëpyetje enigmash,
herë-herë gjurmë të thyera,
kupolë e një shpirti,
një jete
apo mendimi…
diku sipërfaqesh të lyera,
sa personazh ngacmues,
pritash të zë ndër vete.
në një xham të ciklosur,shpon gishtin tregues,
koha njerkë
e unë thjesht më mirë lexues,
përtej ka shi dhe diell,
dikush martohet,
dikush vdes,
unë këtu brenda një njeriu vëzhgues,
Po ti ç’pret?!
dikush hap një arkiv fjalësh,
varrezë e porosive të fundit,
fletë të lagura,
ngjyrash nuk ngjet.
dritë apo hije në kopertinën e veprës…
sa pa fat dora e piktorit,
në mundsh më pikturo dritëhijet e zemrës…
/www.qendrapress.com/