E mërkura poetike me poeten;-Behare Daja KASA
IKIGAI
——————————–
ka ca kohë që flas veç me zemrën
i mat pulsin
rrahjet
kontrolloj tensionin
gjithçka duket në rregull
kur vë dorën mbi dhimbjet
ajo nxjerr një -oh të thellë
e bie në koma
lajmëroj urgjencën
e sirenat e saj
vënë oksigjenin
matin përsëri pulsin
rrahjet
tensionin
ti seç pëshpërit ca fjalë me mendje
dhe dhimbjet heqin fashot
vetëmjekohen
e bëjnë vaksinën e imunitetit
…ringjallje shpirti…
/www.qendrapress.com/