E mërkura poetike me poeten:-Besnike ALIAJ

MAGJIA E HIJES TËNDE

——————————————

Në petale drite të hijes tënde,

Shkëlqen bukuria me ndjesi të çiltër,

Sytë flasin pa fjalë, si dy margaritarë,

Si zjarr që ngroh zemrën në hapësirë të pafund.

Flokët e zi si nata, në vorbull ëndrrash,

Një fuqi e qetë, një heshtje që flet,

Me buzëqeshjen që si yll ndriçon,

Ti je lulja në kopshtin e shpirtit tënd.

Forca dhe butësia në një shikim,

Rrugëtimi yt shkruan histori me guxim.

E thjeshtë, e veçantë, një art i natyrshëm,

Kjo je ti – një shpirt i pashuar, i frymëzuar.

Ndaj, vazhdo të ndriçosh si rreze e agut,

Me bukurinë që sfidon çdo kohë e fat,

Një simbol i hijes, një fllad i dashurisë,

Në këtë botë që pret magjinë e hijeve të tua.

/www.QendraPress.com/