E mërkura poetike me poeten:-Blerta BASHA

DHJETORI PRET TY

—————————

Dhjetori po vjen me hap të lehtë,

Era vrullon e vjen nga larg.

Dimri dalëngadalë shtron ditët i qetë

Thinja vetmie zbardhur në prag.

Atje oxhaqet gulçojnë tym të ngrohtë,

Por zemrat e ftohta nuk ngrohen lehtë.

Këtu ka diell, por ndjej shumë ftohtë,

Dhjetori atje më dhuron jetë.

Ky muaj këtu nuk ndihet aspak,

Ditnata më kthehet në akull, acar.

Dhjetori i bukur në timin gjak,

Vendlindja e shkrin akullin me zjarr.

Në suprinën e shtëpisë bora përplaset,

Një zog dimërak këndon në çati.

Vatra pa ne përlotet e zbrazet,

Dhjetori më pret si dikur, fëmijë.

Blerta.Dhjetor.2025

/QendraPress/