E mërkura poetike me poeten;-Blertë Tmava VESELAJ

NJË COPË DIELLI

———————————

Rrezet e diellit nuk më mjaftuan

Ndaj shkëputa një pjesë të tij

Nuk u mërzit e as nuk qau

Ma dha me zemër dhe besim.

Me at copë dielli drejtë teje u nisa

Të të dhuroj diçka nga ngrohtësia e tij

Të të shkrijë zemrën që të është ngrirë

Nga akulli ta mbroj dashurinë.

Me copën e diellit tani po vij

E di që zemrën do të ta shkrijë

E di që buzëqeshjen do ta rikthej

E di se do të shkëlqesh dhe ti si diell.

Më në fund e mora trofeun padyshim

Me zemër e ktheva prap dashurinë

Pastaj dielli si shpërblim

Copën e tij më la si kujtim.

/www.qendrapress.com/