E mërkura poetike me poeten; Bona Mulaj LLUKA

Mos ja thuj kujt…!

——————————–

Mos ja thuj kujt t’ fundmit prekje,

n’kurmet e dishrume nën hanë t’vonë

hyjnores nuk i jan gjet fjalt

Ndaj…mos ja thuj kujt!

Mos ja thuj kujt puthjen e fundit

Nër afshe, lanun mbi buzë t’përvlume

Se bota veç n’fletë libri t’zverdhun kohe,

ka lexu për ksi dashnish.

Mos ja thuj kujt t’mbramen naté dashnie!

Mbulu me mantel yjesh der n’ag

Lenja hanës ta rujnë çmenurinë tonë.

Mos ja thuj kujt…!

/www.QendraPress.com/