E mërkura poetike me poeten: Brixhilda DEDE

YTË E DASHURISË

———————————–

Zemra e saj vrapon netëve të vona.

Mes flladit të lagësht, me pakoj kuajsh plot siguri.

Nata, kall sytë rubin mbi heshtjen,

mendimet e fikura vezullon.

Mungese,.. zemra çarë lëngon.

Sytë e saj zgjojnë agun me vallëzim dallëndysheje.

Melankoliket, një botë të brendshme tërbojnë.

Era e trëndafiltë ledhaton si puthje.

Ndezur zjarr e pasion..

Shkrirë dejve të tua,

Jetoj!!!

/www.QendraPress.com/