E mërkura poetike me poeten;-Bruna MUSAI

Mos më pyet

————————–

Mos më pyet kurrë , se përse nuk flas .

Për shumë te pathëna ,që i mbaj përbrenda.

Me mirë hesht ,e lë zemrën te plasë .

S ‘dua te lëndoj askënd ,me ca fjalë të rënda.

Mos e pyet lotin , përse rëndon ne sy.. ,

Se kur te bjere shi , loti donë te dalë…!

Gjithmonë I nxehtë ,jeton me sytë e mi.

As ne mes të shiut , kurrë s’ke për ta parë,

Mos pyet për dhimbjen ,qe me shkaktoi plage.

Sepse dhimbja , s ‘duket ,në imazhin tim.

Ne mes buzëqeshjes ,qe eshté aq e thatë.

Eshté fshehur thellë dhimbja ,qe nuk gjen shërim..

Mos me pyet më , për asgjë ne jetë .

Se ti e di , do mbetesh pa përgjigje..

Dhe pse shpirti vuan ,goja kurrë s’më flet.

Kam vendosur heshtjes , gjithmonë ti bindem.

/www.qendrapress.com/