E mërkura poetike me poeten; Bruni GOSA

Ëndërr malli

—————————–

Ëndërr e lirisë sime,

Çdo natë ke fjetur në hënë,

Në hënë kam thurur vargje,

E vjen trazon ëndrrën time.

E vjen me diell e me qiell,

Të rrëfesh ëndërr e lirisë sime,

Vetëm në sytë e tu të bukur,

Shoh vajzën sykristali.

Më këputet ëndrra në gjysmë,

E më lidhet zemra,

Që të endesh ti i lirë,

Filigrani im i shtrejtë.

Gjumi i zënë më del,

E nis të më marrë malli,

Po të pyes, më trego?

Po ty, a të merr malli?

/www.QendraPress.com/