E mërkura poetike me poeten;- Donika Meta GJURA
GJUHA E GJATË E BËN HATANË!
————-
Thonë se është e gjatë virania,
Veç tul ngjyrë rozë e kocka s’ka,
Kur kalon tridhjetë e dy dhëmbë,
Gjuha e gjatë e bën hatanë.
Kocka s’ka, por thyen kocka,
Kur merr jerm s’din nga shkon,
T’nxjerr n’shesh t’thëna t’pa thëna,
Shoqërinë mjedisin e dëmton.
Shpesh herë ndjehet dhe krenare,
Kur historinë nga fillimi tregon,
Për asgjë nuk ja ninë fare,
Herë të fëlliq e herë të nderon.
Ndodh që gjuha bën dhe shaka,
Tregon përralla e asgjë t’vërtetë,
Kur e merr vesh gjithë mëhalla,
I beson përrallat edhe vetë.
O njeri! Mbaje gjuhën nën kontroll,
Mos e lësho atë vend e pa vend,
Me t’gjithë njerëzit ajo t’bën horr,
Ndodh të vret dhe me vëllain tënd!
10.10.2023!
/www.qendrapress.com/