E mërkura poetike me poeten ;Drita Kosumi SYLA

GJUHA SHQIPE

——————————-

S‘ka më e bukur se gjuha ime

është e ëmbël, frymë shpirtërore

dallgët e jetës ku na hedhin

krenarisht e flasim prore.

E bekuar, gjuhë e Fishtës

ligjërim zogjsh në pranverë

si ylber me ngjyra të arta

shkronjat shqipe flakërojnë n’erë.

Një uratë i dhashë vetes

të mishërohemi në një shpirt

toskë e gegë … e gjer n‘Prevezë

të qajmë e qeshim,… shqip për ditë

/www.QendraPress.com/