E mërkura poetike me poeten; Fatbardha BUDINI

Më mjafton.

———————————–

Asgjë s’dua në këtë jetë sesa të ndjej qetësi,

ndaj gjërave që dëshiroj dhe më japin lumturi.

Më mjafton një kafe ta pi kur dielli lind,

ta shijoj duke menduar që njerëzit e mi janë mirë.

Shëndet, paqe lumturi,

dhe ngrohtësinë e diellit e dua tek ata çdo ditë.

Më mjafton të ec në këmbë buzë detit,

dhe prej flladit të saj të marr oksigjenin.

Më mjafton të mos bie në sy,

kur të ndihmoj dikë që ndodhet në vështirësi.

Më mjafton të dëgjoj një telefonatë,

kur gjithçka është shumë mirë.

Më mjafton të vlerësoj atë që është e vërteta, thjeshtësinë dhe gjërat e sinqerta.

Më mjafton të ushqej mendjen dhe shpirtin me virtyte,

dhe asnjëherë nuk do vishem me mendjemadhësi,

si në trup dhe në veprime.

S’më intereson dituria,

nëse nuk është e lumtur familja.

Më mjafton të jem e thjeshtë,

nuk jam mësuar të vishem nga madhështia,

kam qarë shumë herë,

kur nga Zoti jam vënë në sprovë.

Sprovë në vështirësi dhe në largimin e dikujt të afërt,

kam qarë thellë në shpirt dhe më ka mbytur trishtimi.

Më mjafton të bëj një gjumë të qetë,

duke u lutur në Zot,

që të plakem duke mos e humbur veten dhe mendjen.

E pranoj që mund të jem ndryshe nga çdo njeri,

por jam krenare për gjithçka që më jep qetësi.

Fier/21/11/2022

/qendrapress.com/