E mërkura poetike me poeten;- Fjolla AGUSHOLLI

Rikthimi

——————————-

Sot edhe një tjetër Prill datë 28

Ca vite më parë ishte Rikthimi yt në jetë

Atdheut tënd të shtrenjtë ti i dhurove shumë

Me gjakun tënd të njomë e ujite këtë tokë si lumë

Kthehemi ca vite më parë

Atje diku në Koshare ku dhe nëna aty priste

E ti ma tanë malit me shumë plagë

por i fortë qëndroje nuk doje të vdisje

I etur dhe i lodhur nga mungesa

E vetë fjalës së shtrenjtë Liri

U bëre ushtarë u betove edhe të vdisje

Pa kursyer vitet ishe shumë i ri

Me ditë të tëra ti plagë shërove

Por ti edhe ashtu të jesh nën lisin tënd në mal kërkove

Ditët e kaluara dikur, sot i kujtonim me dhimbje por me krenari

E që sot ti je në jetë me plagë por je emri vetë LIRI.

Fjolla Agusholli kushtuar Shpëtimit me 28 Prill 2022

/www.qendrapress.com/