E mërkura poetike me poeten:-Flora TEMAJ

Ku ta gjej

——————-

Askush s’e kishte parë gjetiu

Jashta vetes s’e gjej dot

Mbase jashtë s’e takoj o perëndi

Dehemi, po në këtë brendësi

Ai hesht prej kohësh

Ndërsa pres pragjeve vjetrue

Mbi mua pikojnë strehët kalbur

Rri e pres një zë tingëllue

Mi këndue nën pikat vërshue

u ulë skaj ndonjë dritareje

S’e nuk u gjetka udhëve dashuria

E thënë më drejt rrjedhka nga brendësia

 Ashtu sikurse kënga e poezia.

QendraPress/