E mërkura poetike me poeten;-Ganimete Jakupi DEMIRI

VENDLINDJA ËSHTË E SHENJTË

Ku do bredha në vende tjera,

Si vendlindja askund nuk gjeta,

Me të mirat e të këqijat thjesht e dua,

Vendlindja është e shenjtë për mua.

Në vendlindje mora frymëmarrjen e parë,

Aty fola më të bukurat fjalë,

Aty ku hodha hapat e parë,

Nostalgjia e vendlindjes djegë si zjarr.

Me këngën e bilbilave çelte mëngjesi,

Dielli të jepte adrenalinë, ngrohtësi shpirtërore,

Fushat e blerta në çdo anë,

Gjithë këtë madhështi vendit duke i dhanë.

Kodra, pyje, male, lumenj që sjellin plot freski,

Duket vendi vërtet për mrekulli,

Këtë peizazh të bukur me këto ngjyra të ngrohta,

Nuk e gjen askund veç tek vendlindja jote.

Sa do bota të jetë e rrethuar me mrekulli,

Do t’i shikosh thjesht si një kalimtar,

Asgjë nuk do të jetë aq mbresëlënëse për ty,

Sepse vendlindja është e shenjtë për çdo shqiptarë.

/www.qendrapress.com/