E mërkura poetike me poeten:-Igball Brava KRIVANJEVA

JU RRËFEVA
——————–
Ju rrëfeva dheut e desha të jetë i lirë …
Ju rrëfeva nënës që m’i fali ëndrrat e bukura…
Djepit ku u rrita si margaritar e lirisë ..
Lules së trëndafilit ku qëndron flutura..
Ju rrëfeva..
Dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë…
Që guxuan aq shumë në beteja të forta…
Në secilin fjalë e në çdo urim..
Solla gjithë shpresat që ka bota….
Ju fala fytyrave të shtrenjta çlirimtare..
Për gjuhën time që më bën kaq krenare.
E në gjunjë u ula pranë flamurit..
E putha me buzët që digjshin si flakë…
Do t’ i falem kohës së bukur..
Kur të gjithë do mësojmë të njëjtën abetare .
E do të mbajmë si mollë të ardhmen..
– Igball( Bali ) Krivanjeva
/QendraPress/