E mërkura poetike me poeten;- Jeta R FEJZAJ
Ju qe prisni veç rrëzimin
———————————-
Mos gëzoni te gëzuar
Te rrezohesh është njerëzore
Keq kur s tenton për tu çuar
Ju qe prisni dhe guisni
Peshë e peshë ca fjale ne vesh
Rrëzimi nuk eshte per nje
Për te gjithë shkon si peshqesh
Ju qe prisni ngrini veshet
se rrëzimi do bej zhurme
Ta dini qe zhurma juaj
Do dëgjohet dhe me shume
Ju vec ju lojtare te thekur
Fasade e kini buzëqeshjen
Sa bukur e bëni rolin
Interes vendoni heshtjen
Ju kush tjetër mund te jete
Galopant me hapa breshke
Mirësisë i vini këmben
Dhe respektin per urrejtje
Ju veç ju qe vetëm prisni
Zhurmën se mos ca rrezohen
Dhe ne rafshin pak për ane
Ne te qinden prap do çohen
Qe ta dini mire ju theme
Para juve s gjunjëzohen
Edhe kur te jene ne hall
Vetëm zotit do drejtohen
/www.qendrapress.com/