E mërkura poetike me poeten:-Katerina BARBIERI

Prag dimri
—————–
Dimri e hodhi thundrën plot ngricë,
natyra hesht, ësht në gjum-letargji
gjethet tashmë jan bër dyshek i bronztë,
shtëllunga – tymi tulaten në qiellin gri
Universin un e shoh krejt të bardhë,
veshur me vello si nuse virgjëresh,
shpirtin mē nduk një erë e paqtë,
peisazh-parajsë dhe un perëndesh
Njē erë dhjetori fryn sot në qytet,
e ftohtē ,e akullt, e kristaluar,
gjirin me drita mbushur si det,
profum prag-festash, dehur-frymuar
Dhe un si fëmij, shoh me kureshtje
një shpresë-dhurat, pres me padurim,
në syt e njerēzve të mbjell buzëqeshje,
dhe veç pranverë në shpirtin tim!
Në udhën time
Mes kujtimesh rri qëndisur,
gjoksit t’vjeshtës ndezur flakë,
muzgut t’zi fshehur-bitisur,
në shtrat ëndërr e pafat
Hije e natës si kusare,
më trazon shpirtin pa mëshir,
qesh e tallet bën hajgare,
mē zhyt shpresën në delir
Shpresa myket nëpër degë,
dhe dëshira në pellg shuar,
shtratit t’vjeshtës zbehur-fletë,
ankth-trishtim disi bashkuar
Hapit t’vjeshtës nëpër udhë,
dritë-ylberi n’sytë e mi
qiellit t’shpirtit s’humbet kurrë,
shtegut t’jetës simfoni!
Katerina Italy 0.8.12.2025!
/QendraPress/