E mërkura poetike me poeten;-Kumrie Avdyl SHALA
LAJKA
———————-
Lajkat tuaja u kuptuan,
Sa shumë fjalë i mohove
E sa shumë zemra lëndove
Ti mbulosh gënjeshtrat tuaja.
Nuk e di pse kështu vepron ,
nuk e di se çfarë fiton,
apo vallë përmes tjerave,
t’ zezat tuja po i mbulon!?
Eh, t’kishte pas kapluar mërzia,
Por kēsaj radhe të shkoj huq,
Se te tjerët maskën ta çkyenë,
Të doli fytyra për një natë .
Uf, seç po vërehesh i “molisur”!
Si një engjëll po rri pa krah
Para syve t’ mi te ndritur
Mos u mu bënë evlia!
Eh, u munduam me të dhanë dashni
Të vërteten tash po e dimë!
Ashiqare tash po shihet
Se çfarë “engjëlli” qenke ti.
Oj krijesë me krah te “engjëllit”,
mos përlye te vdekurit tujë,
Se, ata vdiqën më nderë
E ti për s ‘gjalli mos i poshtëro.
Me gënjeshtra e me lajka
Nuk jetohet shumë gjatë,
Se një ditë do të kundërmosh
E askush nuk do të rri ngatë.
Rri rehat mos u viktimizo,
ule kokën falje kërko
Se kungull gjithmonë mbi ujë nuk rri
E këto veprime mos i banë më.
/www.qendrapress.com/