E mërkura poetike me poeten; Landa MOLISHTI
ÇUDI ME NE?!
——————————–
E ç’kuptim ka kjo jetë, për ne kështu?!
Të heshtur, të dëshpëruar, të pasjellshëm, egoistë, mosmirënjohës me njëri-tjetrin,
Si të huaj, të ftohtë, si të pamend?!
Pas gabimeve, marrëzive; betohemi:
Për kokë të gocës, për kokë të djalit,
Me raportet tona, do të ndryshojmë,
Ndërsa, nesër, pasnesër, të njëjtat prapësi, njësoj veprojmë?!!!
Pse?! Kaq çudi nga kjo pavendosmëri,
Gjithnjë si hijet, po na ndjekin ne?!
Me kë të gjej një gjuhë të përbashkët,
Dhe, ku; ndoshta “përtej tokës”,
Planetëve të tjera, tutje-tëhu?!!!!
O, dua t’i kuptoni thellësisht këto vargje,
Me shpirt, i shpreha brengat e mia;
Fatin tonë, vetë e kemi në dorë,
E, para-përcaktojmë të sotmen, ardhmërinë, nga do vejë, Jona Shqipëria.
Çuditem! Pse me maturi nuk vepruam,
Përçarja, mëria, na kanë verbuar sytë?!
Për gryke na kanë kapur, s’po na lëshojnë,
Fatkeqësi, humbje vetes, po i shkaktojmë përditë!…
Sa keq! Ndryshimin pozitiv; po e vonojmë?!…
Sytë drejtuar i kam nga qielli,
Jam e fortë, por me shpirt të lënduar!…
Uroj, kjo gjendje fataliste,
Nga kthjellimet, reflektimet tona;
Atdheu dhe populli të shpëtojnë!…
Nga humnerat, konfliktuoze, anarkiste!…
Uroj, të ecim përpara të ribashkuar,
Në rrugën e duhur, të përparimit,
Me djersën dhe gjakun tonë,
Shqipërinë, ta kemi simbol të vëllazërimit.
/www.qendrapress.com/