E mërkura poetike me poeten; Marina PRENGA

Koha vodhi ditët..

Dhe koha vodhi ditë pa mëshirë,
Fluturuan ato si gjethe vjeshte,
I shpërndau era nëpër hapësirë,
Pranvera lindi të tjera gjethe.

Ditët ikin plotë dhimbje dhe lot,
Në qiellin e zymtë i djeg rrufeja,
Por aroma e tyre nuk shuhet dot,
Se e tashmja çelë plotë lule të reja.

Kur e djeshmja të jetë harruar,
E sotmja lule do ketë lëshuar.