E mërkura poetike me poeten;-Marjola SALATAJ
TROKITJE ËNDRRE
———————————
Trokite ngadalë këtë mesnatë
Më rrëmbeve fortë në gjirin tënd
Unë portën e hapa ngadalë
Ku një dritë më mbuloi të tërë.
Mes rrezes që trupin mbuloi
U nisa në një botë plotë ngjyra
Aty këngës ja mora me vete
Melodi e zogjëve si ylber mbi krye.
Pa mbaruar ende serenata ime
Ca pika shiu më ranë mbi qerpikë
Ngrihem të strukem nën një degë peme
Aty gjethet po treteshin çik e një çikë.
Nata po largohej ,dita po agonte
Nga ëndrra e verës sytë i hapa shpejtë
Me çarçaf mbështjellë veten seç e pash
Pasi kish trokitur mes ëndrrës kjo vjeshtë.
Ju uroj muaj të mbarë miq dhe mirse u gjeta pas një periudhe pushimi.
/www.qendrapress.com/