E mërkura poetike me poeten; -Marjola SALATAJ

ATA TË DY

——————————-

Ata të dy ishin ndryshe

Zoti u dha sfidë të rëndë

Nënat vajtuan për fatin e tyre

Por jeta vazhdoi , dhimbja zuri vend.

Shikimi i njërit sy i mungoi atij

Ku loti syrit tjetër burim i pafund

Në netët e errëta ndier i harruar

Për fatin që se deshi por nisi ta mund.

Ai djali çapkën gjithmonë buzagaz

Në rrugën hijerëndë eci me kokën lart

Ndërsa vitet kalonin ai u dashurua

Për të ishte vet jeta për të tjerët e gabuar.

Ishte ajo që zemrën i rrëmbeu

Dashurin prej shpirti për të se kurseu

Një problem paksa ndryshe kishte ajo vajzë

Djali nuk ju nda dhe pse ishin shumë larg.

Kumbara e dashurisë për ta isha unë

Ishin bërë për njëri -tjetrin shkonin aq shumë

Zotit ju luta tu jepte bekime

Dhe pse pafund kanë marrë nga zemra ime.

U bën me një vajzë e më pas me djalë

Dashuri e tyre porsi në përrallë.

Nën ombrellën e dashurisë festuan çdo fundvjeshtë

Si atë ditë vjeshtë,akoma kanë mbet.

/www.qendrapress.com/