E mërkura poetike me poeten: Mejrem Kajolli TUSHA

KUJTIME TË PAHARRUARA MES KOHËS

————————————–

Kujtime të shënuara në fletat

e bardha të fletores u zbehën.

Fjalitë u thyen me ashtin e krisur të dorës.

Frymëmarja ende dridhet kur dëgjohet kënga…

Shpirti ofshan fshehurazi,

gjaku te damarët vizaton ndjenjat e dashurisë.

Nuk u humbën,

ndjenjat u fshehën të mos vdesin.

Me sy të përlotur pritën miklimin e ëndrrës,

zgjimin e puthjes mbështjellur me shije portokalli,

thithjen e aromës flokëve të thinjur të fshehur me ngjyrë jargavani.

Kujtime të zbehur vrapojnë në lavirintet e mendjes.

Zgjojnë afshin e motmoteve nga shpella me portrete të kristalizuara.

Flasin kujtimet

Flet era.

Sekreti nuk është sekret në zemrën mbushur me pika loti.

Kujtime, kujtime, kujtime zhurmojnë pandalur.

Ndjenja të lodhur që s’kuptohen apo s’dëshirohen të kuptohen.

Shkrihet kristali nga dhembja e kujtimit të zverdhur.

Mbetet aroma e portokallit te dera e shpellës,

të jeton mes tri kohërave të etshme, të zbehura, por të qëndrueshme…

Mejrem Kajolli Tusha

#tëdrejtateAutores#

/www.QendraPress.com/