E mërkura poetike me poeten;-Mercedes GEGA

Ndiej

———————

I vetmi detaj që ma trondit

Mrekullinë e të qënurit pranë teje

Janë kufijtë e mia prej gruaje,

Paqja horizontale që më pushton

Pas çdo drithërime e pas drithërime takimi.

Pikërisht aty ku ndiej

Se kufijtë që na bashkojnë zgjerohen,

Në pikën zero,

Në çastin kur frymët e kohëve të palindura

Mbi të tashmen tonë shkrihen…

Aty pra ku ndiej

Se të ndjehesh thellësisht grua

Ka 1001 forma

Por e tërë vetëm një!

M.Gega

/www.qendrapress.com/