E mërkura poetike me poeten:-Mimoza Deliaj CERANI
E molisur nga dhembja e trishtë
—————————————
Po shkruaj me forcën e lapsit e me forcën e shpirtit .
Po shkruaj se ky shpirt është molisur nga dhembja trishtë .
Po shkruaj për atë dashuri të tretur, si një ëndërr e largët.
Po shkruaj për atë lidhje dashurie që nuk zgjati më.
Po shkruaj për të gjitha ato zhurma që i dëgjuam me vesh.
E që skalitëm me shpirt si akrostika lashtësie në shekullin e ri
Po shkruaj për gjitha ato gjykime e padrejtësi që po ndodhin.
Po shkruaj edhe për atë që nuk ka zë më, se e vrau padrejtësia
Po shkruaj edhe për at, që e zuri rakia e u deh deri në pafundësi.
E si mos të shkruajmë ,kur dhembja bëhet agu i trishtuar
Për ditën e një të ardhme plotë ankth për kombin tim .
/www.qendrapress.com/