E mërkura poetike me poeten;-Minire Rukovci HYSENI

Ti je Ylberi!

——————-

Sa herë më mungon

dhe mendoj për ty

dal deri në ballkon

më ndodh një mrekulli.

Të imagjinoj,

e shikoj kah qielli,

Zoti të paraqet

në pamje ylberi.

Ylber i mahnitshëm

shkëlqen ngjyra-ngjyra.

Brenda mbanë familjen

me engjëllore fytyra.

/www.qendrapress.com/