E mërkura poetike me poeten;- Minire Rukovci HYSENI
Mos ma luani megjën
————————————-
U përballa, po me çka s’u përballa
Më vranë, por edhe unë vrava
Kokëfortë e kokëlartë qëndrova
Nuk u gjunjëzova e nuk u përgjërova
Ruajta nderin, dinjitetin e krenarinë
Edhe pse më vranë, poqën e dogjën
Prap jam gjallë dhe e fortë dua të jem.
Më dogjën shtëpitë gjer në kulmë
Por ato forcuan rrënjët në themele
Më dogjën mish, kockë e zemër
Por jo edhe shpirtin e ndjenjën
Andaj kam të njejtin emër DARDANI
Shpesh më mbështetën për muri
Por atëherë i pështyja në fytyrë
Për tu tregua se janë të pa fytyrë
Por i pa lëkudur mbeti guri
Sot mos ma luani megjën.
/www.qendrapress.com/