E mërkura poetike me poeten:- Mirjeta HASA
Ej ,ti…
——————————
I dashur jetojmë te dy,
në mure akulli.
Dhe shikojmë njëri – tjetrin
pa reaguar.
E pastaj,pastaj reagojmë,
por,pa ndryshuar..
Pse??
Kur gjuha e trupit flet më shumë
se fjalët.
Ej ti,mos mi ngri ndjenjat,
Unë kam zgjedhur ,
të mos hesht.
Më mirë te vdes ,
e djegur prush,
Sesa të vdes e ndryshkur.
/www.qendrapress.com/