E mërkura poetike me poeten;-Natasha SHAMETI
MË FOLI SHPIRTI
————————-.
Më foli shpirti dhe qelli qau,
jetojmë në një shekull plot
dhimbje dhe trill, fatkeqësi e madhe
ngrohja globale një rrezik i madh
për të gjithë njerëzinë.
Fatkeqësi e madhe për të gjithë
globin ,brezi i tik – tokut një brez
i vështir, kanë humbur shpresën dhe
dashurin ,tregjet zaptojnë robotikët.
Nuk ndalet lufta , nuk ndalen zjarret
tërmetet po sheshojnë shtëpitë, nga
qelli hedhin lloj lloj viruse,
inteligjenca artificiale e kemi këtu
në Shqipëri.
/www.qendrapress.com/