E mërkura poetike me poeten;-Nexha REÇICA

TI JE ME MUA

———————————

Ti do kthehesh sërish në Itakë

rrugën e gjatë e mungesën gjithë pritje

lërja kujtim një ëndrre

tek unë ke dashurinë

ashtu si e ke lënë

Ti je me mua

edhe kur largësia

na mban

as në tokë

as në qiell

edhe kur shiu sjell

pikëllim e trishtim

Unë jam me ty

në të gjitha planetët

në të gjitha kohët

edhe atje ku jeta e vdekja

ndeshen pamëshirshëm

aty jam unë

N. Reçica

/www.qendrapress.com/