E mërkura poetike me poeten;-Rabije BYTYÇI

GJENETIKË KASTRIOTI

——————————–

Zjarri nuk është tym,

as tymi s’është flakë,

 fjala përlanë dhenë,

gjaku s’bëhet ujë,

 është i pastër si loti,

gjenetikë Kastrioti!

Dhe dashnia çel lule,

drita ngroh qiellin,

 nata vezullon,

në ditë të shënuar,

 në ditë moti, nuk harroi erdhi Kastrioti!

Përpara e kemi aromën pranverë,

përkulemi përpara Zotit,

përballë hyjnive dhe frymës të Kastriotit!

Të zgjatim dorën,

të hedhim hapin,

të nisemi bashkë me dritë,

bashkë me hënën, në emër të Zotit,

në emër të Kastriotit!

/www.qendrapress.com/