E mërkura poetike me poeten;-Rajmonda MARA
Shpirtin?!
Të lirë dua ta kem…
Ama, veç për vete
Zemrën?!
Le të rrahë për ty
në çdo moment …
Botën?!
Të shkrija doja
e kokën të mbështesja
pak në kraharor.
Të ndjeja një grimcë.
Frymëmarrja ti bashkohej
drithmës
së shpirtit që dhemb.
Lamtumire të thoja,
me fund të pija, mbushur gotën
me lotët e harresës !!!…
Fshirë brenda gotës edhe tëndin emër !!…
/www.qendrapress.com/