E mërkura poetike me poeten; Rajmonda Shyta KOLVANI
Sikur!
—————————-
Sikur të ishim dhe një herë fëmijë,
Plagët e jetës shpejt t’i harrojmë,
Koklavitjet e jetës fëmija s’mund t’i dijë,
As ligësitë nga shqetësimet
Që ne na mundojnë.
Sikur të ishim dhe një herë fëmijë,
Kënaqen me aq pak sa ne u shpjegojmë,
Krakavitjet e korbave si cicërima u vinë,
Ne, si zërra të vdekurish nga varret
Që na tmerrojnë.
Sikur të ishim dhe një herë fëmijë,
Thjesht të kridheshim në vetëdijen tonë,
Fëmijën lere mes lodrash e s’do t’ja dijë,
Për botën jashtë, njerëzit, gjithçka që e rrethon.
Sikur!
/ëëë.qendrapress.com/