E mërkura poetike me poeten;-Rudina PAPAJANI

LUTEM….

———————

Lutem që gjërat të rrjedhin si ujëvara,

pranë një shelgu të ri.

Lutem që dashuria ime,

të shkoj përtej të bukurës,

aty ku malli dhe mungesa dashurojnë,

qajnë në tinguj drite,

në puthje jete,

që dhe botën shemb për të parë atë.

Lutemi për të gjithë të dashurit tanë,

që nuk janë më dhe nga larg na ndjekin,

nga qielli i paqes konvertuar në flutura,

apo degë dafine.

Lutem për të gjithë ,

edhe për ata që s na duan ,

që zoti të gjej paqeje dhe mëshirë për ta.

Lutem..

Ndjek vijat e ylberit që padashur shenjë la,

në trupin tim….

/www.qendrapress.com/