E mërkura poetike me poeten;-Selvije KADRIU
MOS QAJ
———————–
Fshije lotin
nga ata sy të bukur
kam frikë
do tê verbohen
nga njelmësia e tij
Fshije lotin
ti e ëmbla e asaj
që unë e doja pa fund
frikësohem ajo të shikon
nga lart
e do t’mërzitej
shumë
Ti e di që ajo
qeshte me lot
e para teje
nuk qante dot
Fshije lotin NAFI…
/www.qendrapress.com/