E mërkura poetike me poeten;-Servete ELEZI
Ti rilind
———————–
Të të djeg munda
Prushit të kësaj zemre
Mallit ,shumë herë të përzura
Por, ti si fenix rilind hirit tënd
Të më mundosh këtë shpirt
Që veç dhëmb e dhëmb!
#
Vrite mallin
Eja, mallin përplase
Thyej terrin
Gris perdet
Këput zinxhir
Portat shkelmo
Copash bëj kohën
Që unë të ndjej
Atë zë tëndin , të urtë
Qeshur shpirtit
Ti dorëzohem asaj force,,
Forcës tënde të butë!
/www.qendrapress.com/