E mërkura poetike me poeten;-Servete ELEZI
Solla këngët e mallit
===================
Shkruaj ti për të dashurat tua
këngën u këndon aq hijshëm
unë kam marr arratinë
vetmisë paqen dua,,
sa të largëta janë udhët
sa shpirtra udhëtojnë heshtur
përdore të kam zënë shpirtin
lidhur të kam tash.
E di që ti do, të jesh këtu,,
ndoshta fizikisht në ndonjë kolltuk gjendesh tani
pa dit se një pjesë diku, ka ikur,,
të ka braktisur!
#
Sa mall kanë këto strehë
për këngët e shpirtit
ato që udhët kanë harruar moti
këpucë me taka këtu s’bëjnë punë
as veshjet e holla
as thojn të zgjatur ,shtrigash
veç shpirtit veshur
pa të s’mund të shohësh
ngjyrat, fëshfërimën,
këngët e zogjve, të gjinkallës
zhurmën e bretkosës, të lehurat e qenve
e krrokatën e ndonjê korbi
s’mund të ndjesh atë elegancë shpirti
që rrallë kush do ta gjej
s’ka ngjyrë gri këtu
as çaste pasioni të fikur
s’ka pije eksi,,
as rrugë asfalti djegur
këtu toka puthet papushim me qiellin,
këtu pasionet rrinë ndezur
kënga s’pushon kurrë
këndohet në kor
e ty veç të duhet, të zgjedhësh
unë sot zgjodha, këngët e mallit
kam sjell dhe detin pranë
të shoh perëndimet e përflakta
agimet të ndezin!
/www.qendrapress.com/