E mërkura poetike me poeten; Teuta SHAQIRAJ

POEZIA ime

(në vend të një letre për dikushin ,askushin)

r

Poezi ime,

vajzë e ndrojtur nga “erosi “, falas i kohës martire,

me duar të ndotura pandemie.

Frymuar e veshur me ajrin e pranverës

në ikje ,në ardhje ,në pritje .

Së larti muza bie, si rrufe mbi letra e shkronja

urrejtje e dashuri përqafen e pagëzohen ndër rreshta.

Poezia ime,

në shkulmë emocionesh e drithërimë

me brishtësi shkel vargun.

Më rrëmben me ritmin e një tangoje që rimon vetveten,

e të marr frymë me ajrin ,bimët e sendet.

I dashur bëhet vargu më puth, më mbërthen

më lë pa frymë e bej dashuri me te :

Unë dhe fjala ,unë dhe vargu , unë dhe poezia .

Binome ,binome në një binom të vetëm

si dalldisja e luleve ndër lëndina .

Jepemi e rendim mes pyllnajës se vjetër

në krahë të pamenduar,

lidhemi me një emër e mbiemër të bukur ,

që ti nihilist me zemër të vogël si tenjë

kënaqesh të fyesh, të poshtërosh të tjerët.

Ndoshta të pëlqen pasiguria ime?

Apo rënia ime të zgjon instinktet…

Vështroni o njerëz pulëbardhat .

si tremb ato zhurma e valëve të detit.

Unë dhe poezia ngjasuar me to ,

pingulthi

me detin në gjoks,

përqafuar me valën.

Për dore si dy vajza të vogla që rriten

përditë më të dëlira

përditë të përkora.

/qendrapress.com/